• e shtunë, 23 nëntor 2024

Izraeli do të lejojë dërgesë të përkohshme të ndihmës në Rripin e Gazës përmes vendkalimit kufitar Erez dhe portit Ashdod

Izraeli do të lejojë dërgesë të përkohshme të ndihmës në Rripin e Gazës përmes vendkalimit kufitar Erez dhe portit Ashdod

Tel Aviv, 5 prill 2024 (MIA) - Izraeli do të lejojë dërgesë të përkohshme të ndihmës deri te Rripi i Gazës përmes vendkalimit Erez, kumtoi sot kabineti i kryeministrit Benjamin Netanjahu.

"Kabineti ushtarak i autorizoi kryeministrin Netanjahu, ministrin e Mbrojtjes, Goav Galant dhe ministrin Beni Ganc që të ndërmarrin hapa urgjente për rritjen e ndihmës humanitare për popullatën civile në Rripin e Gazës", thuhet në kumtesë.

Izraeli do të lejojë dërgesë "të përkohshme" të ndihmës humanitare përmes portit izraelit Ashdod, 40 kilometra në veri të Gazës, dhe përmes kalimit Erez, në jug të vendit.

Autoritetet, po ashtu, do të lejojnë dërgesë më të madhe të ndihmës jordaneze përmes Kerem Shalom, vendkalim kufitar në Izraelin jugor.

Ndërkohë, po rritet presioni ndërkombëtar ndaj Qeverisë izraelite për shkak të katastrofës humanitare në Gazë. Presidenti amerikan Xho Bajden dje për për herë të parë foli për ndihmën e kushtëzuar amerikane për Izraelin. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR