• e martë, 26 nëntor 2024

Izraeli do të dërgojë një delegacion në negociata në Kajro për armëpushim në Gazë

Izraeli do të dërgojë një delegacion në negociata në Kajro për armëpushim në Gazë

Tel Aviv, 3 gusht 2024 (MIA) - Një delegacion izraelit sonte ose nesër udhëton për në kryeqytetin egjiptian Kajro për të marrë pjesë në negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve të mbajtura atje nga grupi radikal palestinez "Hamas", theksohet në deklaratën e mbrëmshme nga kabineti i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

“Një delegacion për të negociuar një marrëveshje për pengjet do të udhëtojë në Kajro të shtunën në mbrëmje ose të dielën”, saktësuan nga kabineti i kryeministrit.

Ndërkohë, ushtria izraelite (IDF) njoftoi se në Rripin e Gazës është vrarë Muhamad al-xhabari, një nga liderët e Xhihadit Islamik Palestinez. Përveç kësaj, IDF vrau dy liderë politikë të Hamasit dhe tre komandantë ushtarakë në një tunel nën GazË.

Hamasi pretendon se IDF kishte në shënjestër objekte civile gjatë sulmit. Izraeli e mohon këtë dhe thotë se ka ndërmarrë hapa për të zbutur dëmet civile në sulm, duke përfshirë përdorimin e mbikëqyrjes ajrore dhe municioneve të drejtuara me saktësi. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR