• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Izraeli bombardon Gazën qëndrore përderisa tanket hyjnë sa më thellë në Rafah

Izraeli bombardon Gazën qëndrore përderisa tanket hyjnë sa më thellë në Rafah

Jerusalem, 18 korrik 2024 (MIA) - Forcat izraelite sot bombarduan kampet historike të refugjatëve në pjesën qëndrore të Rripit të Gazës dhe goditën qytetin e Gazës në veri, ku vdiqën të paktëm 13 persona, ndërsa tanket hynë sa më thellë në Rafah në enklavën jugore palestineze, kumtuan autoritetet shëndetësore.

Në një sulm ajror izraelit e humbën jetën gjashtë persona në qytetin Zaveida në Gazën qendrore, ndërsa dy persona u vranë kur u godit një shtëpi në kampin Bureixh, Në një sulm ajror izraelit e humbën jetën tre persona në një automobil në Deir al-Bala, një qytet i mbushur me njerëz të zhvendosur nga pjesë të tjera të Gazës, kumtuan autoritetet shëndetësorë.

Në qytetin verior Gazë, personat mjekësor kumtuan se dy palestinezë u vranë në një sulm tjetër ajror. 

Në kumtesën e ushtrisë izraelite thuhet se forcat e saj vranë dy komandantë të lartë të Xhihadit Islamik në dy sulme ajrore në qytetin e Gazës, duke përfshirë një që tha se ishte përfshirë në sulmin e 7 tetorit në jug të Izraelit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR