• e enjte, 26 dhjetor 2024

Izrael: Në Gazë është vetëm fillimi, pason fundi i Hamasit

Izrael: Në Gazë është vetëm fillimi, pason fundi i Hamasit

Tel-Aviv, 17 nëntor 2023 (MIA) - Kryetari i Këshillit izraelit për siguri nacionale, Cahi Hanegbi, sot, tre javë pas fillimit të operacioneve tokësore ushtarake në Rripin e Gazës, deklaroi se armata izraelite "e arriti secilin qëllim, se janë vrarë mijëra terroristë, përfshirë edhe anëtarë të lartë të kryesisë së Hamasit".

"Të gjitha qëllimet e vendosura nga kabineti i sigurisë janë arritur dhe siç tha kryeministri: 'Ky është vetëm fillimi'. Ne jemi të vendosur të arrijmë deri në fund të betejës dhe fundi i betejës do të jetë fundi i Hamasit", tha Hanegbi.

"Nuk do të ndalemi derisa nuk eliminohen të gjitha aftësitë ushtarake dhe udhëheqëse të Hamasit dhe të Xhihadit islamik palestinez", kumtoi në konferencë për shtyp kryetari i Këshillit për siguri nacionale të Izraelit.

Mediumet izraelite komentojnë se është hera e parë lidhur me qëllimet ushtarake të Izraelit të përmendet Xhihadi islamik, një organizatë më e vogël ekstremiste në Rripin e Gazës, e cila gjithashtu mori pjeës në sulmet në jug të Izraelit më 7 tetor, pas të cilave filloi lufta kundër Hamasit.

Hanegbi tha se Izraeli do të dakordohet për ndërprerje të zjarrit vetëm në këmbim të një numri më të madh pengjesh, dhe jo "lirim manipulativ" për qëllime propagandistike.

Në ditën e parët të sulmit të ekstremistëve palestinezë nga Gaza në jug të Izraelit, u vranë mbi 1.200 njerëz, kryesisht civilë, ndërsa u morën rreth 240 pengje.

Rreth 11.500 njerëz e humbln jetën në bombardimet izraelite dhe operacionet tokësore në Gazë, mes të cilëve dy të tretat janë gra dhe fëmijë.

Duke folur për lirimin e të gjitha pengjeve, Hanegbi tha se Izraeli "madje atëherë do të dakordohet për ndërprerje të zjarrit i cili do të jetë shumë i kufizuar dhe i shkurtë, sepse atëherë vazhdojmë të përparojmë drejt qëllimeve tona ushtarake". Ai theksoi se kabienti ushtarak është i bashkaur lidhur me strategjinë e vet për lirim të pengjeve, që tregon se ministrat konsiderojnë se ajo do të ndodhë nëse Hamasi ndjen se është nën presion.

Ai i hodhi poshtë pohimet e ndërmjetësve të katarit se operacionet tokësore po i vështirësojnë negociatat për lirimin e pengjeve.

Në bisedat me prersidentin amerikan Xhozef Bajden dhe liderët e tjerë botërorë, Netanjahu, siç pohon Hanegbi, i refuzoi thirrjet që Izraeli të dakordohet prë ndërprerje të zjarrit dhe ndërprerje humanitare nëse pengjet nuk lirohen.

Hanegbi nuk u përjgigj në pyetjen e gazetarëve për strategjinë e Izraelit për Gazën pas luftës.

Ai, si edhe Netanjahu, evitoi të përgjigjet dhe në vend të asaj i përsëriti qëllimet afatshkurta të Izraelit.

"Plani ushtarak është të eliminohet Hamasi. Kjo është mënyra e vetme që të sigurohemi se më pas nuk do të jemi nën kërcënim nga Gaza. Ai qëllim është numër një", tha Hanegbi, duke shtuar se qëllimi i dytë është "i shenjtë si i apri" - të lirohen pengjet dhe atë të gjithë dhe se nuk do të ketë paqe derisa nuk arrihet kjo.

SHBA-ja i bëri thirrje Izraelit muajin e kaluar të planifikojë se kush do të kryesojë me Gazën nëse arrin ta eliminojë Hamasin, duke pohuar se në të kundërtën rrezikon të ngujohet në enklavë për një kohë të pacaktuar. ab/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR