• e enjte, 26 dhjetor 2024

Iu caktua masa e paraburgimit babait të djalit i cili vrau tetë nxënës dhe rojen në një shkollë të Beogradit

Iu caktua masa e paraburgimit babait të djalit i cili vrau tetë nxënës dhe rojen në një shkollë të Beogradit

Beograd, 5 maj 2023 (MIA) - Gjykata e lartë në Beograd, babait të djalit i cili vrau tetë nxënës dhe rojen në shkollën "Vlladisllav Ribnikar" i caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve, kumtoi gjykata.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, paraburgimi i caktohet për shkak të "ekzistimit të rrethanave të posaçme të cilat tregojnë se për një kohë të shkurtë kohore mund ta prësërisë veprën penale, si dhe për shkak të asaj që për veprën penale që ngarkohet është paraparë dënim me burg mbi dhjetë vite, ndërsa mënyra e ekzekutimit dhe pesha e pasojave nga vepra penale çuan drejt shqetësimit të opinionit që mund ta rrezikojë zhvillimin e papengueshëm dhe të drejtë të procedurës penale".

Nga Prokuroria e lartë publike në Beograd paraprakisht kumtuan se sot është dëgjuar babai i djalit dhe se do të propozohet masa e paraburgimit.

Prokuroria kumtoi se babai akuzohet për vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme dhe deklaroi se në seancë ka mohuar se e ka kryer veprën dhe se hollësisht e ka parqitur mbrojtjen e tij.

"Ekziston dyshimi se djalin e ka stërvitur të manipulojë me armë zjarri dhe municion në mënyrë që e ka dërguar në klub të çitjes për të stërvitur çitjen me armë zjarri edhe përkundër asaj që fëmija është 13 vjeç he aktiviteti dhe trajnimi i tillë dukshëm nuk janë adekuat për moshën e tij", deklaruan nga prokuroria.

I dyshuari, siç ngarkohet, "nuk ak siguruar kushte për vendosje dhe ruajtje të sigurt të amrës dhe municionit në mënyrë që të mos vijnë në pronësi të personave të paautorizuar, përkatësosht të jenë të kyçura në kasaforta të posaçme, arka apo orendi të ngjashme që nuk mund të hapen lehtë".

"Dyshon se për shkak të veprimeve të këtilla të tij më 3 maj djali i tij ka arritur të vijë në posedim të pistoletave 'CZ hija" dhe 'Ruger MK' për të cilat babai ka poseduar leje nga organi kompetent, ndërkaq të cilat ndodheshin në kasafortë metalike të siguruar në mënyrë të parregullt në korridorin e banesës", thuhet në kumtesë.

Prokuroria e lartë publike kumtoi se fëmija me vete kishte d[rguar edhe municion në shkollën të cilën e vizitonte, ku, siç theksoi, ka gjuajtur shumë plumba dhe ka marrë jetën e rojes dhe tetë nxënësve, ndërsa ka plagosur rëndë gjashtë nxënës dhe një mësimdhënës.

"Prokuroria do t'i propozojë gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës së lartë në beograd t'i caktojë paraburgim të dyshuarit në mënyrë që të mos ndikojë ndaj dëshmitarëve, që të mos e përsërisë veprën penale në afat të shkurtë kohor dhe për shkakt ë shqetësimit të opinionit", thuhet në kumtesë.

Prokuroria e lartë publike përkujtoi se fëmija nuk përgjigjet penalisht sipas rregullave në fuqi, sepse nuk është 14 vjeç dhe se është vendosur në observim në një institucion adekuat psikiatrik për fëmijë dhe të rinj. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR