ITSHKSH: Profili shumëdimensional i shkrimtarit Ismail Kadare
- Në vijim të manifestimit kulturor-shkencor “Ditët e Alfabetit” që po mbahet në ITSHKSH, sot u organizua tribuna shkencore me temën: “Profili shumëdimensional i shkrimtarit Ismail Kadare”. Pjesëmarrës të kësaj tribune ishin studiues të jetës dhe veprës së Kadaresë nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi.
- Post By Besnik Shuki
- 16:13, 20 nëntor, 2024
Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA) - Në vijim të manifestimit kulturor-shkencor “Ditët e Alfabetit” që po mbahet në ITSHKSH, sot u organizua tribuna shkencore me temën: “Profili shumëdimensional i shkrimtarit Ismail Kadare”. Pjesëmarrës të kësaj tribune ishin studiues të jetës dhe veprës së Kadaresë nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi.
Deputetja Merita Kogjagjiku, e cila e përfaqësonte edhe zëvendës kryeministrin e parë të Republikës së Maqedonisë, Izet Mexhiti, duke e përshëndetur këtë tribunë, vuri në dukje se Ditët e Alfabetit që po mbahen në ITSHKSH përkojnë me një ngjarje të madhe të kombit siç ishte Kongresi i Manastirit.
Drejtori i ITSHKSH-së, prof. dr. Skender Asani, shprehu konsiderata dhe falënderimet drejtuar studiuesve pjesëmarrës, duke theksuar se emri dhe vepra e Ismail Kadaresë paraqet një aset të çmueshëm në panteonin e kulturës shqiptare, prandaj edhe kjo tribunë që sot po mbahet është në funksion të afirmimit të kësaj vlere kombëtare.
Kontributin e tyre me kumtesa në këtë tribunë, duke elaboruar në hollësi disa aspekte të veprës letrare të Kadaresë, e prezantuan studiuesit: Isak Shema - “Takime dhe biseda mbresëlënëse me Ismail kadarenë”, Begzad dhe Myrvete Baliu - “Struktura përmbajtësore e onomastikës së romaneve të Ismail Kadaresë”, Viola Isufaj - “ Pushteti politik në veprën e Kadaresë“, Bashkim Kuçuku - “Vepra e Ismail Kadaresë në kritikën botërore”, Sadik Bejko – “ Mbi Kadarenë poet”, Shpresa Memedi Purde - ”Vepra e Ismail Kadaresë, zëri i një epoke “, Jorina Kryeziu Shkreta: “Ismail Kadare në shtresat më të ndryshme të kultures botërore”, Fatmir Koliqi – Ritregimi i historisë ndërgjegja e Kadaresë”, Arben Veselaj - “Kadare – shkrimtar reprezentativ i letërsisë antitotalitare të shek. XX”, Valdeta Kasapi - “Mendimi kadarean në fokusin medatik”, Nduke Ukaj - ” Ismail Kadare: kryqëzime letrare dhe kulturore”, Afrim Rexhepi: “Vlerat estetike në vepërn e Ismail Kadaresë”, Ardijan Ramadani: “Kadareja nga prizmi i disa letrarëve francezë”, Emin Azemi: “Eseistika, ose një sprovë për të rinjohur Kadarenë të plotë”.
“Ditët e Alfabetit” vazhdojnë të nesër me organizimin e një ekspozite me dorëshkrimet e Ismail Kadaresë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë. bsh/