Ansambli Muzikor – Tetovë: Koncert i Madh për Festat e Nëntorit
- Në kuadër të programit vjetor të Institucionit Nacional “Ansambli Muzikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut” – Tetovë, të shtunën më 22.11.2024, me fillim në ora 19:00, në skenën e Qendrës për Kulturë në Tetovë, do të shfaq koncertin festiv "NËN TINGUJT E NËNTORIT", me të cilin do të shënohen festat e nëntorit të popullit shqiptar.
- Post By Besnik Shuki
- 15:01, 20 nëntor, 2024
Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA) - Në kuadër të programit vjetor të Institucionit Nacional “Ansambli Muzikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut” – Tetovë, të shtunën më 22.11.2024, me fillim në ora 19:00, në skenën e Qendrës për Kulturë në Tetovë, do të shfaq koncertin festiv "NËN TINGUJT E NËNTORIT", me të cilin do të shënohen festat e nëntorit të popullit shqiptar.
Në skenë përpara publikut do të interpretojë orkestra simfonike nën drejtimin e dirigjentëve Agona Çupi dhe Premtim Etemi, si dhe solistët e njohur: Besarta Murtazani, Jetmir Rexhepi, Leotrim Zejnulla, Diana Malollari Pajaziti dhe Betim Shabani.
Në repertoarin artistik do të interpretohen vepra maestrale të kompozitorëve të njohur shqiptarë, si dhe pjesë të operave dhe arieve shqipe.
Me këtë koncert relizohet për nder të festave më të mëdha të popullit shqiptar, 22 Nëntori – Dita e Alfabetit Shqip dhe 28 Nëntori – Dita e Flamurit.
Ky është projekti i tretë me rradhë i Institucionit Nacional "Ansambli Muzikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut" – Tetovë për vitin 2024, ndërsa deri në fund të vitit planifikohet të realizohet dhe koncerti i katërt i muzikës së popullarizuar.
Ky projekt si pjesë e programit vjetor të IN Ansambli Muzikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut - Tetovë, është i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Hyrja është falas dhe ftojmë të gjithë qytetarët dhe artdashësit që të shijojnë së bashku magjinë muzikore të veprave më të bukura të kompozitorëve shqiptarë. bsh/