• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Italia përsëri i kthehet energjisë bërthamore

Italia përsëri i kthehet energjisë bërthamore

Romë, 9 maj 2023 (MIA) - Dhoma e Poshtme e Parlamentit italian sot e miratoi propozimin e prezantuar nga shumica qeveritare, për shqyrtimin e mundësisë për ripërtëritjen e energjisë bërthamore në vend.

Italia i mbylli centralet e saja bërthamore në vitin 1990 pas referendumit në vitin 1987 për energjinë bërthamore, që vijoi pas aksidentit në Çernobil.

Me propozim i bëhet thirrje qeverisë "ta vlerësojë mundësinë për përfshirjen e energjisë bërthamore si burim alternativ, i pastër i prodhimtarisë së energjisë në përzierjen kombëtare energjetike që të përshpejtohet dekarbonizimi i Italisë. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR