• e martë, 24 dhjetor 2024

Italia me pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Italia me pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Romë, 16 dhjetor 2024 (MIA) – Qeveria e Italisë miratoi pako të re ushtarake, e dhjeta me radhë për Ukrainën. Si edhe më parë lista e materialeve dhe pajisjes të cilat do të dërgohen në Ukrainë është konfidenciale.

Shefi i diplomacisë italiane, Antonio Tajani theksoi se Roma e mbështet Kievin “në përkushtimin e plotë për paqe të drejtë, që nuk do të thotë dorëzimin e Ukrainës”. 

Ai paralajmëroi edhe se po vijojnë përgatitjet për konferencën e dytë paqësore në të cilën do të marrë pjesë edhe Rusia, si dhe Kina, India dhe Brazili. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR