• e premte, 27 dhjetor 2024

Italia më 31 mars do ta heqë gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur për shkak të Kovid-19

Italia më 31 mars do ta heqë gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur për shkak të Kovid-19
Romë, 23 shkurt 2022 (MIA) - Qeveria italiane më 31 mars do ta heqë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, deklaroi sot kryeministri italian Mario Dragi. Ai premtoi se kthimi gradual në "jetën normale" pas më shumë se dy vjet të krizës shëndetësore. "Do të vazhdojmë me kujdes ta ndjekim gjendjen me pandeminë, jemi të gatshëm të ndërhyjmë në rast të rritjes së numrit të rasteve. Por, qëllimi ynë është që plotësisht të hapemi, sa më shpejt të jetë e  mundur", tha Dragi  në fjalimin në Firence. Gjendja e jashtëzakonshme në Itali për herë të parë u vendos më 31 janar të vitit 2020, ndërsa që atëherë është vazhduar disa herë. ar/  

QËNDRONI TË LIDHUR