• e shtunë, 23 nëntor 2024

Italia: Dhuna ndaj civilëve në Rripin e Gazës "tashmë nuk mund të arsyetohet"

Italia: Dhuna ndaj civilëve në Rripin e Gazës

Romë, 27 maj 2024 (MIA) - Autoritetet italiane sot kumtuan se sulmet e Izraelit ndaj civilëve palestinezë në Gazë tashmë nuk mund të arsyetohen, që është një ndër kritikat e Romës për fushatën ushtarake të Izraelit deri më tani.

"Situata po përkeqësohet. Populli palestinez është i shtypur, ndërsa të drejtat e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm të cilët nuk kanë lidhje me Hamasin nuk janë marrë parasysh dhe kjo tashmë nuk mund të arsyetohet", deklaroi ministri i Mbrojtjes, Guido Krozeto.

"Me dëshpërim po e vëzhgojmë situatën", shtoi ai.

Krozeto tha se Italia parimisht dakordohet me përgjigjen e Izraelit ndaj sulmit terrorist të militantëve të Hamasit më 7 tetor ndaj bashkësive në Izraelin jugor, por shtoi se duhet të bëhet dallimi mes grupit islamist dhe popullit palestinez.

Kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani të shtunën u tkaua me kryeministrin palestinez, Mohamad Abaz në Romë, duke e përsëritur mbështetjen e tij për ndë[rprerje të zjarrit dhe i bëri thirrje Hamasit t'i lirojë pengjet izraelite.

Italia disa herë theksoi se Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga Hamasi. Javën e kaluar Roma zyrtare kumtoi se vendimi i prokurorëve të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë të kërkojnë urdhër arresti për prijësit izraelitë nën dyshimin për krime të luftës është "i papranueshëm". ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR