• e enjte, 26 dhjetor 2024

ISW: Tre supozime për depërtim më të konsiderueshëm ukrainas në front

ISW: Tre supozime për depërtim më të konsiderueshëm ukrainas në front

Uashington, 25 shtator 2023 (MIA) - Instituti për studim të luftës (ISW) thekson se ekzistojnë tre supozime të cilat duhet të përmbushen që Ukraina të arrijë "përparim të konsiderueshëm" në luftën me Rusinë. Nëse njëra prej supozimeve tregohet e gabuar, ISW pohon se hipoteza për "sukses të konsiderueshëm ukrainas" do të jetë e gabuar.

Supozimi i parë është se forcat ruse nuk i kanë rezervat e mjaftueshme apo fuqinë luftarake për mirëmbajtje të linjës së mbrojtjes në rajonin Zaporozhje. Think-tenku amerikan so supozimi i dytë thekson se forcat ukrainase duhet të ruajnë "fuqi të mjaftueshme luftarake" në mënyrë që të vazhdojnë të shtyejnë pas "lodhjes" së armatës ruse. Supozimi i fundit është se pozitat mbrojtëse ruse prapa rajonit të fushë-betejës së tanishme nuk janë aq të minuara apo të përgatitura kirë si konstatimet që i depërtuan forcat ukrainase.

Për momentin, të tre supozimet duket se janë të sakta, por nuk mundet me siguri të parashihet nëse do të mbahen.

ISW thekson se forcat ruse në rajonin Zaporozhje janë të dobësuara, posaçërisht në pjesën e saj perëndimore. Operacionet ukrainase rreth Bahmutit e mbajnë fokusin rus në Ukrainën lindore dhe larg frontit jugor, për ç'shkak Moska nuk arriti të krijojë rezerva strategjike në rajon. ab/

foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR