• e enjte, 26 dhjetor 2024

ISW: Goditjet ndaj urave në Krime krijojnë kushte për kundërofenzivë të forcave ukrainase

ISW: Goditjet ndaj urave në Krime krijojnë kushte për kundërofenzivë të forcave ukrainase

Uashington, 7 gusht 2023 (MIA) - Goditjet raketore ndaj urave që e lidhin nga Rusia Krimenë e anektuar me pjesën tokësore të Ukrainës është pjesë e fushatës së armatës ukrainase me qëllim të krijimit të kushteve për kundërsulme të ardhshme, konsiderojnë ekspertët nga Instituti amerikan për studim të luftës (ISW).

Goditjet u shkaktuan dje, urat automobilistike Çonharski janë kyçe për furnizim të ushtrisë ruse. Forcat ruse tani nga marsh rutat shumë më të shkurta lindore do të duhet ta rikahëzojnë komunikacionin rrugor në ato më të gjatat perëndimore. Kjo mund të krijojë stagnim të logjistikës, thonë nga ISW.

Burime ruse të cituara nga Instituti pohojnë se për goditjet ndaj urave ushtria ukrainase ka prëdorur raketa kryqëzuese Storm Shadow të furnizuara nga Britania e Madhe dhe Franca. ISW tani për tani nuk mori konfirmim nëse ato raketa mund të hasen nga armët ruse për mbrojtje kundërajrore.

Nuk dihet se sa kohë do t'i nevojitet Rusisë për ta riparuar Urën Çongarski, përfshirë edhe pjesën hekurudhore së cilës forcat ukraianse i shkaktuan goditje më 29 korrik. Riparimi i urës mbi Ngushticën Heniçesk me siguri do të zgjasë shumë, konsiderojnë nga ISW.

Instituti analizon se ukrainasit po tentojnë sistemtikisht ta shkëputin ushtrinë ruse në jugun e Ukrainës dhe t'i shkaktojnë çrregullime logjistikës së saj, njejtë siç e bënë atë gjatë ofenzivës në herson. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR