• e enjte, 26 dhjetor 2024

Islanda ka evakuuar vendin turistik Laguna e Kaltër për shkak të kërcënimit nga erupsioni vullkanik

Islanda ka evakuuar vendin turistik Laguna e Kaltër për shkak të kërcënimit nga erupsioni vullkanik

Rejkjavik, 4 mars 2024 (MIA) - Islanda ka evakuuar vendin botërisht të njohur turistik Laguna e Kaltërt për shkak të aktivitetit të afërt sizmik, që tregon në rrezik të drejtpërdrejtë nga erupsioni i vullkanit, njoftoi servisi publik islandez RUV.

Magma filloi të rrjedh pas "aktivitetit intensiv sizmik" në rajonin rreth lagunës, banjë e njohur gjeotermale.

"Thellësia e magmës, rreth katër kilometra, do të thotë se shpërthimi mund të ndodhë në çdo kohë", deklaroi vullkanologu Torvaldur Tordoson, transmetoi Si-En-En. 

Është evakuuar edhe qyteti në afërsi Grindavik.

Policia kumtoi se evakuimi "kaloi mirë" dhe se në atë qytet kishte vetëm disa njerëz. rq/bsh/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR