• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Islamistët me hanxhar kanë vrarë të paktën 20 persona në Kongon lindore

Islamistët me hanxhar kanë vrarë të paktën 20 persona në Kongon lindore

Kinshasa, 9 prill 2023 (MIA) - Islamistë të dyshuar kanë vrarë të paktën 20 persona në një sulm me hanxhar në një fshat në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos, kumtuan dje autoritetet lokale.

Sulmi, i cili ndodhi të premten në fshatin Msandaba, është pjesë e një vale dhune kundër civilëve të fajësuar nga ushtria dhe autoritetet lokale ndaj Forcave federale demokratike (ADF), një grup nga Uganda me seli në pjesën lindore të Kongos, e cila i është zotuar për besnikëri Shtetit Islamik.

"Numëruam të paktën 20 të vdekur në fshatin Musandaba", tha komandanti ushtarak i territorit Beni, koloneli Çarls Omeonga, duke fajësuar ADF për sulmin. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR