• e premte, 27 dhjetor 2024

Ish-zëvendëskancelari austriak Shtrahe lirohet nga aktakuza në procesin e dytë për korrupsion

Ish-zëvendëskancelari austriak Shtrahe lirohet nga aktakuza në procesin e dytë për korrupsion
Vjenë, 29 korrik 2022 (MIA) – Ish-zëvendëskancelari austriak, djathtisti Hajnc - Kristian Shtrahe, sot para gjykatës u lirua nga aktakuzat për korrupsion, në procesin e dytë gjyqësor kundër tij nga rënia e Qeverisë në vitin 2019 për shkak të skandalit në të cilin e pati rolin kryesor. Në proces, Shtrahe u akuzua se ka siguruar vend në këshillin mbikëqyrës të kompanisë shtetërore Asfinag, e cila menaxhon me autostradat austriake, për biznesmenin Zigfrid Shtiglic në këmbim të donacioneve për një organizatë të afërt me Partinë djathtiste ekstreme të lirisë të Austrisë (FPO), të kryesuar nga ish-zëvendëskancelari. Gjykata në Vjenë sot i liroi edhe Shtrahen edhe Shtiglicin duke i potencuar si shkak dëshmitë e pamjaftueshme. Shtrahe pas aktgjykimit tha se është "falënderues" dhe se "ndjen lehtësim pasi akuzat e rrejshme janë hedhur gjatë gjykimit". Shtrahe ishte figura kryesore në "aferën Ibiza", e cila çoi drejt rënies së qeverisë së koalicionit të FPO-së dhe Partisë popullore konservative të Austrisë (OVP) të kancelarit të atëhershëm Sebastian Kurc. Qeveria e parë e Kurcit u rrëzua pasi një video u shfaq në maj të vitit 2019 nga ishulli spanjoll Ibiza, që tregonte Shtrahen duke i ofruar shërbime një biznesmeni të dyshuar rus nëse blinte një pjesë të gazetës austriake Kronen Cajtung dhe e mbështeste partinë e tij përmes asaj medie. Për shkak të videos Kurci e prishi koalicionin me FPO-në, prej të cilës Shtrahe më vonë edhe u përjashtua. Shtrahe vitin e kaluar u dënua për korrupsion, për shkak të përpjekjes për ta ndryshuar ligjin në dobi të një spitali privat në shkëmbim të donacioneve për ish-partinë politike të tij. Në këtë proces, Shtrahe u shpall fajtor për marrjen e ryshfetit prej 12.000 eurosh dhe u dënua me dënim me burg prej 15 muajsh.

QËNDRONI TË LIDHUR