• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ish-presidenti çek Zeman është në gjendje të rëndë, por stabile shëndetësore

Ish-presidenti çek Zeman është në gjendje të rëndë, por stabile shëndetësore

Pragë, 15 mars 2024 (MIA) - Ish-presidenti çek, Milosh Zeman, 79 vjeç, është në gjendje të rëndë por stabile, një ditë pasi iu nënshtrua një operacioni për shkak të mpiksjes së gjakut në këmbë, kumtuan zyrtarët shëndetësorë.

Spitali Universitar Motol në Pragë kumtoi se Milosh Zeman kishte rrjedhje të pamjaftueshme të gjakut në njërën këmbë për shkak të një mpiksje gjaku. Gjatë operacionit u rikthye qarkullimi normal i gjakut në këmbë, por ende nuk dihet se sa kohë mund të qëndrojë Zeman në spital.

Zeman vuan nga diabeti dhe neuropatia për të cilat është shtruar disa herë në spital. Ai ka problem me ecjen, për këtë arsye përdor karrigen me rrota.

Mandati i dytë dhe i fundit presidencial i Zeman përfundoi në mars të vitit të kaluar. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR