• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ish-nënpresidenti i Ekuadorit tentoi të bënte vetëvrasje në burg

Ish-nënpresidenti i Ekuadorit tentoi të bënte vetëvrasje në burg

 Kito, 11 prill 2024 (MIA) - Ish-nënpresidenti i Ekuadorit, Horhe Glas, është shtruar në spital në fillim të kësaj jave pasi tentoi të kryente vetëvrasje në një burg të sigurisë maksimale në Gujakil, tha për X ish-presidenti i vendit, Rafael Korea.

 Lajmin e ka konfirmuar avokatja e Glasit - Sonja Vera. Ajo shtoi se momentalisht ish-nënpresidenti i arrestuar ka shpallur grevë urie.

Glasi, i cili dy herë është dënuar për korrupsion dhe tani përballet me akuza të reja, u arrestua të premten në një bastisje spektakolare të policisë në ambasadën meksikane në Kito, ku u strehua që nga dhjetori. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR