• e martë, 24 dhjetor 2024

Ish-ministri izraelit Moshe Jalon konsideron se Izraeli po kryen pastrim etnik në Gazë

Ish-ministri izraelit Moshe Jalon konsideron se Izraeli po kryen pastrim etnik në Gazë

Jerusalem, 30 nëntor 2024 (MIA) - Ish-ministri izraelit i Mbrojtjes, Moshe Jalon sot deklaroi se armata izraelite po kryen pastrim etnik në Rripin e Gazës, ndërsa deklarata e tij shkaktoi mllef tej politikanët aktual izraelitë.

"Rruga nëpër të cilën na udhëheqin është pushtimi, aneksimi dhe pastrimi etnik", tha Jalon në intervistë për kanalin privat Demokrat TV.

Në pyetjen e gazetarit nëse mendon se Izraeli po shkon drejt pastrimit etnik, ai u përjgigj se armata izraelite po "e pastron vendin nga arabët".

Ndaj kësaj deklarate menjëherë reaguan autoritetet izraelite.

Ministri i Sigurisë nacionale, Itamar Ben Gvir paraqitjen e jalonit e përshkroi si të turpshme "që Izraeli ka pasur një personalitet të tillë për shef të armatës dhe ministër të Mbrojtjes".

Moshe Jalon (74) ishte në krye të armatës izraelite mes viteve 2002 dhe 2005, mu para tërheqjes së njëanshme të Izraelit nga Rripi i Gazës.

Duke iu bashkuar partisë Likud të kryeministrit Benjamin Netanjahu, Jalon ishte ministër i mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër, para se të jepte dorëheqje në vitin 2016, pas një debati me netanjahun.

I konsideruar si skifter gjatë karrierës së tij politike në Likud, Jalon iu bashkua liderit aktual opozitar Jair Lapid në vitin 2019 para se të tërhiqej nga jeta politike në vitin 2021.

Jalon kohë më parë i mbështeti ushtarët të cilët kërcënonin se nuk do të paraqiten në armatë si rezervistë. ab/

fotо: Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR