• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ish-komandant i UÇK-së duhet të paguajë edhe dëmshpërblim për viktimat mbi 200 mijë euro

Ish-komandant i UÇK-së duhet të paguajë edhe dëmshpërblim për viktimat mbi 200 mijë euro

Hagë, 6 prill 2023 (MIA) - Njëri nga komandantët e UÇK-së, Salih Mustafa, i cili është dënuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me 26 vjet burg për krime lufte, rrëmbime, tortura dhe vrasje të civilëve shqiptarë në prill të vitit 1999 në fshatin Zllash, duhet të paguajë gjithsej 207.000 euro dëmshpërblim për viktimat.

Këshilli i Gjykatës Speciale e pranoi propozimin e avokatëve të viktimave dhe sot ka urdhëruar Mustafën të paguajë 170.000 euro për tre viktimat direkte, nga 80.000, 60.000 dhe 30.000 euro, ndërsa pesë viktimat indirekte, kundër anëtarëve  të familjes së ngushtë  të të cilit është kryer vepra, do të marrin gjithsej 37.000 euro, tri familje nga 10.000 euro, njëra 5.000 dhe tjetra 2.000 euro.

Gjykatësja Mapi Felt Folja tha se Mustafa është shpallur fajtor dhe i obliguar ta kompensojë këtë dëm.

Pas këtij vendimi të Këshillit Gjyqësor, kryetari i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë duhet të emërojë një organ gjyqësor, i cili do të monitorojë zbatimin dhe ekzekutimin e këtij urdhri për dëmshpërblim dhe do ta përcaktojë afatin deri në të cilin duhet të paguhen të gjitha viktimat. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR