• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ish shefi i BEI-t nën hetim për korrupsion

Ish shefi i BEI-t nën hetim për korrupsion

Luksemburg, 24 qershor 2024 (MIA) -Ish shefi i BEI-t është duke u hetuar për korrupsion dhe shpërdorim– akuza që ai i konsideron si “absurde”, deklaroi sot avokati i tij.

Verner Hojer ishte shef i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) për 12 vjet deri në vitin 2023.

Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) në një deklaratë theksoi se është duke u zhvilluar hetim ku përfshihen “dy persona të dyshuar për korrupsion dhe abuzim si dhe keqpërdorim të fondeve të BE-së”.

EPPO me seli në Luksemburg nuk i dha emrat e dy personave, por avokati i Hojer (72) konfirmoi se ekonomisti gjerman ishte objekt i një hetimi. qa/

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR