• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ish shef i shtetit, kryeministër, kryetar i Kuvendit, kush është Ilir Meta, i arrestuar me urdhër të SPAK?

Ish shef i shtetit, kryeministër, kryetar i Kuvendit, kush është Ilir Meta, i arrestuar me urdhër të SPAK?

Tiranë, 21 tetor 2024 (MIA) – Ilir Meta, ish president, kryeministër dhe kryetar i Kuvendit të Shqipërisë sot ishte arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK. 

Ai i kryente funksionet më të larta shtetërore përderisa pas përfundimit të mandatit pesëvjeçar presidencial, nga fundi i korrikut të vitit 2022, u kthye në partinë e tij, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe e riemëroi në Partinë e Lirisë. 

Ilir Rexhep Meta, i lindur më 24 mars 1969 në Skrapar, të Shqipërisë, është një nga politikanët më të famshëm në vend. Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit në Tiranë, ku me sukses i ka përfunduar edhe studimet pasdiplomike. Aktiviteti i tij politik filloi në vitin 1999, pas rënies së komunizmit, ku bëhet pjesëmarrës aktiv në lëvizjet e studentëve për pluralizëm politik. 

Meta, si anëtar i Partisë Socialiste, për herë të parë ishte zgjedhur deputet në vitin 1992, pas çka ishte në shumë funksione të rëndësishme. Kryeministër i Shqipërisë ishte nga 28 tetori i vitit 1999 deri më 29 janar të vitit 2002. Pas zgjedhjeve parlamentare në vitin 2001, ai u rizgjodh kryeministër, por dha dorëheqje më 29 janar të vitit 2002 për shkak të tensioneve në parti. Në vitin 2004, ai e themeloi Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), parti e cila kishte për qëllim ta integrojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian. 

Meta e kreu funksionin kryetar i Kuvendit të Shqipërisë nga 10 shtatori i vitit 2013 deri më 28 prill të vitit 2017. Pas përfundimit të mandatit si kryetar i Kuvendit, ai ishte zgjedhur president i Republikës së Shqipërisë më 28 prill të vitit 2017. 

Më 28 prill 2017 Ilir Meta ishte zgjedhur president i Republikës së Shqipërisë me 87 vota nga 140 deputetë në parlament. Gjatë mandatit të tij si president, ai u përball me sfida të shumta politike dhe shoqërore, duke përfshirë edhe krizën e thellë politike që solli procesin e interpelancës në vitin 2021. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e shpalli fajtor dhe e hodhi poshtë vendimin e parlamentit. 

Është i martuar me Monika Kryemadhin (50) me të cilën ka tre fëmijë të rritur, dy vajza dhe një djalë, të cilët po shkollohen në Londër. Para pak kohësh Meta njoftoi se kanë filluar procedurën e shkurorëzimit. 

Meta në qershor të këtij viti ndërsa para kësaj edhe dy herë, ishte thirr në SPAK, kur, siç tha, ka dhënë sqarime për “hetimin e pasurisë që zhvillohet kundër tij dhe Monika Kryemadhit”. 

“Më pyetën kot për tri orë, për gjëra që nuk kanë lidhje me mua, që kanë të bëjnë me veprimet e të tjerëve. E gjithë kjo është e motivuar politikisht nga lideri (kryeministri Edi Rama) i këtij narkoshteti dhe narko-regjimi që mban gjallë Dumanin (njeriu i parë i SPAK). Po i bën të gjitha ato vepra kriminale ndaj opozitës për të shpëtuar Edi Ramën”, deklaroi atëherë Meta.

Ai ishte arrestuar sot, kur vetura të policisë e kishin kapur veturën në të cilën gjendej ai, ndërsa me të cilën lëvizte drejt selisë së partisë, ku kishte paralajmëruar konferencën për media. fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR