• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ish punonjësi i Pentagonit dënohet me 21 vjet burg për spiunazh në favor të Rusisë

Ish punonjësi i Pentagonit dënohet me 21 vjet burg për spiunazh në favor të Rusisë

Uashington, 30 prill 2024 (MIA) - Xhared Sebastian Dalk, ish punonjës i Agjencisë amerikane të sigurisë kombëtare (NSA) që bie nën Pentagonin mbrëmë u shpall fajtor nga gjykata dhe u dënua me 21 vjet burg për tentativë spiunazhi, shkruan gazeta “Ju-Es-Ej Tudej”.

Tridhjetë e dy vjeçari specialist i zhvillimit të sigurisë së sistemeve të informacionit u shpall fajtor pasi u përpoq t'i kalonte informacionet e klasifikuara të mbrojtjes së një agjenti rus që paraqitej si punonjës i Byrosë Federale të Hetimit (FBI).

Për dorëzimin e informacionit Dalk kërkoi 85,000 dollarë, sepse ai kishte borxh kredi studentore dhe kartë kreditore, ndërsa e donte pagesën në monedhën kripto.

Sipas Departamentit amerikan të drejtësisë, në shtator të vitit 2022, Dalk i dorëzoi një agjenti të FBI-së katër dosje të klasifikuara, si dhe raporte të shkurtra të tre dokumenteve, duke përfshirë një vlerësim të kërcënimeve ndaj potencialit të mbrojtjes së SHBA-së. Sipas FBI-së, i pandehuri kishte qasje në informacione shumë të klasifikuara dhe nënshkroi një marrëveshje të përjetshme moszbulimi.

Përveç arsyeve financiare, Dalk kishte edhe motive ideologjike. Siç i tha agjentit sekret, ai donte të ndihmonte Rusinë duke u përpjekur për të arritur "një shkallë të ekuilibruar në botë" dhe për të shkaktuar ndryshime, por edhe për të "përmbushur interesat e mia".

Menjëherë pas dërgimit të dokumenteve me email, operativët e FBI-së e ndaluan këtë person i cili më pas bëri një rrëfim të plotë.

"Ky vendim tregon se ata që tradhtojnë vendin tonë do të mbajnë përgjegjësi për krimet e tyre", deklaroi prokurori i përgjithshëm i SHBA-së Merik Garland. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR