• e enjte, 03 tetor 2024

Ish-presidenti i Sierra Leones akuzohet për tradhti

Ish-presidenti i Sierra Leones akuzohet për tradhti

Frituan, 4 janar 2024 (MIA) - Ish-presidenti i Sierra Leones, Ernest Bai Koroma, është akuzuar për katër vepra penale, mes tyre edhe tradhti.

Ai akuzohet për rolin e tij të dyshuar në grusht shtetin e dështuar që synonte rrëzimin e qeverisë së këtij vendi të Afrikës Perëndimore në nëntor, njoftoi sot gjykata në kryeqytetin Fritaun.

Mediat britanike kujtojnë se presidenti aktual i vendit, Xhulius Mada Bio, në zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar e fitoi mandatin e dytë presidencial, ndërsa rezultatet e atyre zgjedhjeve u vunë në pikëpyetje nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Persona të armatosur më 26 nëntor sulmuan kazermat ushtarake, një burg dhe lokacione të tjera në vend, duke liruar rreth 2.200 të burgosur dhe duke vrarë më shumë se 20 njerëz. Qeveria më vonë njoftoi se ishte penguar një grusht shtet i planifikuar nga ish-presidenti Koroma dhe i kryer nga truprojat e tij.

Gjykata e Lartë e Komorës i dha atij lirimin me kusht dhe ai aktualisht është në arrest shtëpiak në Fritaun, derisa gjykimi është caktuar për më17 janar.

Nëse shpallet fajtor, Ernest Bai Koroma përballet me burgim të përjetshëm, sipas mediave britanike. qa

FOot: EPA

 

 

 

 

фото: ЕПА

QËNDRONI TË LIDHUR