Ish kryeministri finlandez Aleksandar Stub do të kandidojë për president në zgjedhjet në vitin 2024
- Ish kryeministri i Finlandës, Aleksandar Stub sot deklaroi se do të kandidojë për president të vendit në zgjedhjet e ardhshme në janar të vitit 2024, transmetojnë mediat britanike.
- Post By Fami Bajrami
- 11:55, 16 gusht, 2023
Helsinki, 16 gusht 2023 (MIA) - Ish kryeministri i Finlandës, Aleksandar Stub sot deklaroi se do të kandidojë për president të vendit në zgjedhjet e ardhshme në janar të vitit 2024, transmetojnë mediat britanike.
Deklarata e tij vjen pasi kryeministri aktual Peteri Orpo të dielën kërkoi nga Stub të bëhet kandidat për partinë konservatore të Koalicionit kombëtar.
“Në këtë situatë gjeopolitike përgjigja është e qartë: sapo na thërret atdheu, ne i përgjigjemi thirrjes”, deklaroi ish kryeministri para gazetarëve.
Stub i cili aktualisht është profesor dhe drejtor i Institutit universitar evropian në Firence të Italisë, ka pasur disa poste ministrore para se të bëhet kryeministër i Finlandës në vitin 2014-2015.
Mes atyre që kanë shpallur kandidaturën e tyre për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vendit janë ministri i deritashëm për Punë të Jashtme Peka Haavisto, shkencëtari Mika Altola dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Finlandës Oli Ren.
Foto: vikipedia