• e mërkurë, 17 korrik 2024

Ish kryeministri britanik Boris Xhonson ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si deputet në parlament

Ish kryeministri britanik Boris Xhonson ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si deputet në parlament

Londër, 10 qershor 2023 (MIA) - Ish kryeministri britanik Boris Xhonson ka dhënë dorëheqjen si deputet i Parlamentit, duke hyrë në fuqi menjëherë.

Xhonson ka luftuar për të ardhmen e tij politike me një hetim parlamentar nëse ai mashtroi Dhomën e Poshtme kur tha se po respektohen të gjitha rregullat e futura për shkak të Kovid-19.

Komiteti i Privilegjeve të Parlamentit Britanik po heton nëse Xhonson i mashtronte qëllimisht deputetët në deklaratat që ai bëri në Dhomën e Poshtme në dhjetor të vitit 2021 për festat në Dauning Strit gjatë "karantinës" për shkak të Kovid-19, në të cilën ai vetë mori pjesë.

Në dokumentin e tij të provave prej 52 faqesh të dorëzuar në komision në mars, Xhonson pranoi se kishte mashtruar parlamentin, por mohoi se e kishte bërë këtë qëllimisht.

Ai pranoi se distanca sociale nuk ishte "e përkryer" në tubimet në Dauning Strit 10 gjatë karantinës për Kovid-19.

Por ai shtoi se këto ishin ngjarje "thelbësore" të punës që ai pretendoi se ishin të lejuara. Ai këmbënguli që udhëzimet - siç i kuptonte ai - ishin ndjekur gjatë gjithë kohës.

"Është shumë e trishtueshme që po largohem nga Parlamenti – të paktën tani për tani", tha Xhonson në një deklaratë.

"Më dëbuan një numër i vogël njerëzish, pa prova për të mbështetur pretendimet e tyre dhe pa miratim as nga anëtarët e Partisë Konservatore, e lëre më elektorati i gjerë", tha ish kryeministri britanik. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR