• e shtunë, 23 nëntor 2024

Irlanda propozon modelin e "abstenimit konstruktiv" për të kapërcyer bllokimet gjatë vendimmarrjes në BE

Irlanda propozon modelin e

Bruksel, 21 janar 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian duhet të dalë me "mënyra kreative", siç është modeli i "abstenimit konstruktiv", për të shmangur ngëcjen në qorsokak kur nuk mund të arrihet unanimiteti në procesin e vendimmarrjes për miratimin e së cilës nevojitet një konsensus, beson zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme irlandeze, Majkëll Martin.

"Ka mënyra kreative përmes të cilave ne mund të lehtësojmë vendimmarrjen efikase", deklaroi Martin.

Sipas tij, një nga ato mënyra është “abstenimi konstruktiv”, kur një shtet anëtar abstenon nga votimi për një propozim të caktuar me të cilin nuk është dakord, në vend që të votojë kundër, duke mos e bllokuar miratimin e tij.

"Kjo është një mënyrë krijuese për të lejuar një vend të qëndrojë në pozicionin e tij, pa bllokuar shumicën dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së që të bëjnë atë që ata besojnë se është e drejtë", tha Martin në fjalimin para një paneli të organizuar nga tink-tenku "Zhak Delor" në Berlin.

"Kafja e Orbanit" është bërë tashmë legjendare, kur kryeministri hungarez Viktor Orbán "shkoi për të pirë një kafe" gjatë Samitit të BE-së në dhjetor gjatë votimit për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në Union, pra pavarësisht kundërshtimit të shprehur për një zgjidhje të tillë, nuk e ka bllokuar vendimin.

Në të njëjtin parim, sipas burimeve diplomatike, përfaqësuesit spanjollë vendosën për "abstinencë konstruktive" për të mos bllokuar nismën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Zhosep Borell për krijimin e një misioni të posaçëm evropian për mbrojtjen e anijeve tregtare nga sulmet e Huthëve jemenas në Detin e Kuq, edhe pse Spanja ka shprehur rezerva për një ide të tillë.

Sipas Martinit, aplikimi i këtyre “metodave kreative” është një zgjidhje shumë më praktike sesa qasja ndaj ndryshimit të Marrëveshjes për funksionimin e BE-së, duke marrë parasysh procedurën komplekse për këtë në disa shtete anëtare, përfshirë Irlandën, ku do të ishte e nevojshme mbajtja e një referendumi.

Gjermania e ka promovuar tashmë idenë në kuadër të planit për "reforma institucionale të BE-së" përpara pranimit të anëtarëve të rinj për të ndryshuar mënyrën e marrjes së vendimive në vend të konsensusit me shumicë të cilësuar. Për këtë qëllim, Berlini vitin e kaluar lançoi edhe “Grupin e miqve për votim me shumicë të cilësuar në politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së”.

Megjithatë, disa nga shtetet më të vogla anëtare nuk janë të prirur për një ide të tillë, duke u frikësuar nga mazhoritarizmi nga shtetet më të mëdha dhe humbjen e fuqisë së tyre vendimmarrëse, sepse pesha e zërit të tyre do të “zvogëlohej”.

Irlanda, ndonëse një nga vendet më të vogla, megjithatë i është bashkuar "Grupit të miqve për votim me shumicë të kualifikuar" gjermane dhe e mbështet këtë ide. ls/

Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR