IRGK: Irani kreu sulme të synuara ndaj kampusit qeveritar izraelit
- Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit sot publikoi se në valën e dhjetë të sulmeve ndaj Izraelit, një sulm me raketa u krye në kompleksin qeveritar izraelit në Tel Aviv, ndaj qendrës së sigurisë dhe ushtrisë në Haifa dhe ndaj Jerusalemit Lindor.
- Post By Ramize Qamili
- 11:28, 2 mars, 2026
Teheran, 2 mars 2026 (MIA) - Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit sot publikoi se në valën e dhjetë të sulmeve ndaj Izraelit, një sulm me raketa u krye në kompleksin qeveritar izraelit në Tel Aviv, ndaj qendrës së sigurisë dhe ushtrisë në Haifa dhe ndaj Jerusalemit Lindor.
Një kumtesë e publikuar nga agjencia e lajmeve "Tasnim theksoi se raketat balistike "hajber" u përdorën në valën e dhjetë të sulmeve si pjesë e operacionit "Premtimi i Sinqertë 4".
"Vala e dhjetë e operacionit "Premtimi i Sinqertë 4" hapi një derë të madhe zjarri drejt territoreve të pushtuara me manovrën e raketave "Hajber". Sulme të synuara ndaj kampusit qeveritar izraelit në Tel Aviv, sulme ndaj qendrave ushtarake dhe të sigurisë në Haifa dhe sulme në Jerusalemin Lindor ishin disa nga qëllimet e valës së dhjetë. Më herët, paralajmëruam për zgjerimin e planit të sulmit mbi bazat dhe territoret e pushtuara të armiqve agresor dhe publikuam se sirenat në Izrael nuk do të ndalen kurrë", thuhet në kumtesën e IRGK.
IRGK i këshillon banorët izraelitë të "qëndrojnë larg bazave ushtarake, qendrave të sigurisë dhe qeveritare dhe të largohen menjëherë nga territoret e pushtuara".
Jerusalemi Lindor është një zonë kryesisht arabe, të cilën palestinezët e konsiderojnë kryeqytetin e një shteti të ardhshëm. rq/
Foto: arkivi i MIA-s