• e premte, 18 tetor 2024

IRGC: Irani përgatit befasi të madhe për Izraelin

IRGC: Irani përgatit befasi të madhe për Izraelin

Teheran, 17 tetor 2024 (MIA) - Irani përgatit befasi të madhe që do të jetë më e madhe se përdorimi i armëve bërthamore dhe planifikon ta sulmojë reaktorin bërthamor izraelit në qytetin Dimona, deklaroi gjenerali i brigadës i Korpusit të Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC), Ebrahim Rostami.

Ai paraprakisht tha se IRGC ka kryer një stërvitje ushtarake duke simuluar një goditje në reaktorin në Dimona, si dhe që Irani po përgatit një befasi të madhe, por nuk zbulon detaje.

Rostami është ish drejtor për marrëdhënie ndërkombëtare në IRGC.

Por, zëdhënësja e Qeverisë iraniane, Fateme Mohaxherani përsëriti se Teherani kundërshton çdo luftë në rajon dhe çdo lloj përshkallëzimi rajonal.

Megjithatë, ajo theksoi se Irani "nuk heq dorë nga interesat e tij nacionale" dhe se sulmi i mëparshëm iranian ndaj Izraelit tregoi "një pjesë të vogël të fuqisë ushtarake dhe raketore në Iran".

"Irani është i gatshëm të kryejë sulme më të mëdha dhe më të gjera ndaj Izraelit në kohë dhe vend adekuat. Do të jetë pa hezitim apo lëshim, ndërsa nuk do të jetë vetëm reagim", paralajmëroi Mohaxherani.

Më 1 tetor, Irani lëshoi më shumë se 180 raketa ndaj Izraelit, si hakmarrje për vrasjet e liderëve militant, si dhe për agresionin në Rripin e Gazës dhe Liban.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu njoftoi se Irani do të paguajë për sulmin. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR