• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Familjet e pengjeve kërkojnë nga Qeveria izraelite të arrijë marrëveshje të menjëhershme për lirimin e tyre

Familjet e pengjeve kërkojnë nga Qeveria izraelite të arrijë marrëveshje të menjëhershme për lirimin e tyre

Tel Aviv, 17 tetor 2024 (MIA) - Forumi i familjeve të pengjeve të cilët mbahen në Rripin e Gazës sot kërkoi arritjen e marrëveshjes për lirimin e tyre, pasi ishte publikuar se lideri i Hamasit, Jahja al Sinvar me siguri është vrarë në një operacion ushtarak izraelit. 

"E respektojmë arritjen e madhe (vrasjen e Sinvar), por familjet e pengjeve shprehin brengë serioze për fatin e 101 pengjeve që ende i mban Hamasi në Gaza dhe kërkojnë Qeveria (e Izraelit) të sigurojë marrëveshje të menjëhershme për kthimin e tyre", citohet në kumtesën e Forumit.

Forumi për Familjet e Pengjeve kujton se Qeveria e Izraelit nuk ka mundur të lirojë pengjet për një vit dhe i bën thirrje kryeministrit Benjamin Netanjahu që të udhëzojë ekipin negociator që të sigurojë një marrëveshje urgjente për këtë çështje. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR