• e premte, 08 nëntor 2024

Irani shpreson të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Egjiptin

Irani shpreson të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Egjiptin

Teheran, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Pas më shumë se 40 viteve marrëdhënie të ftohta, Irani shpreson në rivendosjen e lidhjeve diplomatike me rivalin e saj politik, Egjiptin.

"Bisedimet e deritanishme kanë qenë premtuese dhe të dyja vendet janë në rrugë të mirë për të kapërcyer dallimet dhe për të hapur së shpejti një kapitull të ri diplomatik", deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme iraniane Naser Kanani", raporton DPA.

 Rivendosjen e marrëdhënieve, sipas Kananit, do të përfitojnë jo vetëm dy kombet, por edhe bota islame, dhe veçanërisht palestinezët në kontekstin e konfliktit aktual në Rripin e Gazës.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe homologu i tij egjiptian Abdel-Fatah al-Sisi janë takuar për herë të parë në nëntor nën margjinat e Samitit islamik në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad. 

 Sipas raporteve të mediave iraniane, dy presidentët kanë rënë dakord për një plan veprimi për të zgjidhur dallimet e së kaluarës dhe për të lehtësuar ngrohjen e marrëdhënieve.

Të dy folën me telefon javën e kaluar për zhvillimet e fundit në Rripin e Gazës dhe planin e veprimit, njoftoi zyra presidenciale e Iranit.

Marrëdhëniet mes Teheranit dhe Kajros kanë qenë të tensionuara në katër dekadat e fundit.

Kajro i ka mbështetur kombet arabe sunite që janë shpesh në konkurrencë me Iranin e dominuar nga shiitët. Egjipti, gjithashtu, përfundoi një traktat paqeje me Izraelin, të cilin Irani e sheh si armikun e tij kryesor. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR