• e enjte, 26 dhjetor 2024

Irani premtoi një përgjigje të shpejtë dhe të vendosur ndaj dy sulmeve me bomba në të cilat e humbën jetën 103 njerëz, deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë

Irani premtoi një përgjigje të shpejtë dhe të vendosur ndaj dy sulmeve me bomba në të cilat e humbën jetën 103 njerëz, deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë

Teheran, 3 janar 2024 (MIA) - Ministri iranian i Punëve të Brendshme, Ahmad Vahidi, tha se forcat e sigurisë do t'i përgjigjen "me shpejtësi dhe vendosmëri" dy sulmeve me bomba në të cilat e humbën jetën më shumë se 100 njerëz, njoftoi DPA.

Deri më tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet, të cilat mund të rezultojnë si më të rëndat në historinë e vendit.

Në shënimin e katër vjetorit të likuidimit të gjeneralit iranian Kasem Sulejmani, në afërsi të varrit të tij në qytetin jugor iranian Kerman sot ndodhën dy shpërthime me ç'rast e humbën jetën 103 persona, ndërsa 140 u plagosën. Sulejmani ishte përgjegjës për të gjitha operacionet ushtarake iraniane në Lindjën e Afërt.

Vahidi saktësoi se shumica e viktimave vdiqën në shpërthimin e dytë.

Forca jonë policore është vigjilente dhe do të sjellë para drejtësisë ata që kanë kryer këtë krim”, ka premtuar ai në televizionin shtetëror.

Irani shpalli ditën e nesërme ditë zie pas dy shpërthimeve.

“Pas incidentit terrorist në Kerman, qeveria shpalli ditën e nesërme "e enjte) ditë zie në të gjithë vendin”, njoftoi televizioni shtetëror. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR