• e hënë, 08 korrik 2024

Irani përgatit ligj të ri të rreptë për hixhabin

Irani përgatit ligj të ri të rreptë për hixhabin

Teheran, 29 prill 2024 (MIA) - Komisioni parlamentar i Iranit i ka dërguar propozim-ligj për hixhabin deri tek Këshilli i kujdestarisë i cili më pas kontrollon nëse legjislacioni i miratuar është në përputhje me normat islame, njofton DPA duke cituar informacionet nga agjencia iraniane e lajmeve.

Nëse propozim-ligji do të miratohet, ai mund të dërgojë në dënime të rënda për ata që shkelin kodet islame të veshjes.

Në Iran prej vitit të kaluar ka pasur një debat të ashpër lidhur me propozim-ligjin në fjalë. Për disa prej konservatorëve, të cilët janë forca dominuese në Parlament, dënimet e parashikuara nuk janë të mjaftueshme. Politikanët e matur dhe shumica e grave janë kundër masës ligjore.

Propozim-ligji parasheh dënime të ashpra, duke përfshirë dënime për shkelje të përsëritura. Në disa raste veçanërisht ato të rënda, parashikohet dënim me burg deri në 15 vjet dhe dënime mbi 5.000 dollarë amerikane.

Pritet që gratë e huaja të dëbohen nga Irani nëse shkelin kodet islame të veshjes. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR