• e shtunë, 23 nëntor 2024

Irani në letrën dërguar KB-sl thotë se nuk kërkon përshkallëzim

Irani në letrën dërguar  KB-sl thotë se nuk kërkon përshkallëzim

Teheran, 14 prill 2024 (MIA) - Në letrën e dërguar deri te shefi i KB-së, Antonio Guteresh dhe kryetarja e Këshillit për Siguri, Vanesa Frejzier, Teherani theksoi se sulmi ndaj Izraelit është akt ligjor dhe i arsyeshëm për vetëmbrojtje nga "agresionet" izraelite.

Misioni iranian në KB e dënoi dështimin e Këshillit të Sigurimit për ta dënuar sulmin vdekjeprurës ajror izraelit ndaj konsullatës së vendit në Damask më 1 prill.

"Si anëtare e përgjegjshme e Kombeve të Bashkuara, Republika Islamike Iran është e përkushtuar ndaj qëllimeve dhe parimeve të përmbajtura në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare dhe e përsërit pozitën e saj konsekuente se nuk kërkon përshkallëzim ose konflikt në rajon", thuhet në letrën.

Megjithatë, Irani paralajmëroi se do ta mbrojë popullin dhe interesat e veta nga çdo lloj kërcënimi. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR