• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Irani mund të lejojë inspektorë të SHBA-së në centralet bërthamore nëse arrihet marrëveshje

Irani mund të lejojë inspektorë të SHBA-së në centralet bërthamore nëse arrihet marrëveshje

Teheran, 28 maj 2025 (MIA) - Irani mund t'i lejojë Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) të dërgojë inspektorë amerianë t'i vizitojnë objektet bërthamore iraniane, nëse ka përparim në negociatat mes Teheranit dhe Uashingtonit. 

Këtë sot e deklaroi kreu i Organizatës iraniane për energji bërthamore, Mohamad Eslami. 

"Është e natyrshme që inspektorët nga vende armiqësore të mos lejohen në këto objekte, por nëse arrijmë marrëveshje bërthamore, ndoshta do t'u lejojmë zyrtarëve amerikanë të ANEB-it të vizitojnë objektet tona", tha Eslami. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR