• e mërkurë, 03 korrik 2024

Irani lëshoi dronë në drejtim të Izraelit, konfirmoi IDF

Irani lëshoi dronë në drejtim të Izraelit, konfirmoi IDF

Tel Aviv, 13 prill 2024 (MIA) - IDF e konfirmoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit, kumtoi agjencia izraelite për ndjekjen e dronëve, të cilëve do t'u duhen disa orë të arrijnë në Izrael.

Zëdhënësi i IDF-së Daniel Hagari në këtë moment ka konferencë për shtyp.

Ai konfirmoi se dhjetëra dronë janë lëshuar nga Irani në drejtim të Izraelit.

Ai thotë se forcat izraelite ajrore i ndjekin dronët dhe theksuan se do t'u duhen disa orë të arrijnë në vend.

Hagari thotë se do të ketë ndërprerje të XHPS derisa ushtria punon në pengimin e dronëve që të arrijnë në vend.

"Sirena për alarm do të dëgjohen nëse dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Izraelit", tha Hagari. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR