• e shtunë, 23 nëntor 2024

Irani kanoset me "mbylljen e Mesdheut", pa saktësuar se si ta realizojë këtë

Irani kanoset me

Teheran, 23 dhjetor 2023 (MIA) - Komandanti i Gardës revolucionare iraniane deklaroi se Deti Mesdhe do të mund të mbyllet nëse SHBA-ja dhe aleatët e saj vazhdojnë të kryejnë "krime" në Gazë, pa elaboruar se si do të ndodhte kjo.

"Ata së shpejti do të shohin mbylljen e Detit Mesdhe, Ngushticën e Gjibraltarit dhe rrugëve tjera detare", deklaroi gjenerali i Brigadës Mohamad Reza Nakdi, komandant koordinativ i Gardës.

Shtëpia e Bardhë paraprakisht kumtoi se Irani është "thellë i përfshirë" në planifikimin e operacioneve të huthëve kundër anijeve komerciale në Detin e Kuq. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR