• e enjte, 26 dhjetor 2024

Irani ka furnizuar Rusinë me rreth 400 raketa balistike

Irani ka furnizuar Rusinë me rreth 400 raketa balistike

Londër, 21 shkurt 2024 (MIA) - Irani i ka dorëzuar Rusisë një numër të madhë të raketave balistike të tipit tokë-tokë, njoftuan sot mediat britanike, duke cituar burime të paidentifikuara.

Tre burime iraniane deklaruan se Irani i ka dërguar Rusisë rreth 400 raketa balistike me rreze të shkurtër, siç është "Zolfagar", raketa që mund të godasë objektivat në një distancë prej 300 deri në 700 kilometra. Dërgesat filluan në fillim të janarit, pas takimeve në fund të vitit të kaluar midis zyrtarëve ushtarakë dhe të sigurisë iraniane dhe ruse të mbajtura në Teheran dhe Moskë, thuhet në një nga burimet iraniane.

Disa raketa iu dorëzuan Rusisë me anije përmes Detit Kaspik, ndërsa të tjerat u transportuan me avion.

"Do të ketë më shumë dërgesa. Na lejohet të eksportojmë armë në çdo vend që duam", tha një burim i paidentifikuar pranë ushtrisë iraniane.

Kufizimet e Këshillit të Sigurimit të KB-së për eksportin iranian të raketave, dronëve dhe teknologjive të tjera përfunduan në tetor.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi, në fillim të janarit deklaroi se SHBA-ja është e shqetësuar se Rusia ishte afër furnizimit të armëve balistike me rreze të shkurtër veprimi nga Irani, përveç raketave të furnizuara tashmë nga Koreja e Veriut. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR