• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Irani kërcënon se çfarëdo qoftë aksioni kundër tij do të hasë në kundërpërgjigje serioze

Irani kërcënon se çfarëdo qoftë aksioni kundër tij do të hasë në kundërpërgjigje serioze

Teheran, 16 prill 2024 (MIA) - Irani do të përgjigjet në çfarëdo qoftë aktiviteti kundër interesave të tyre, tha presidenti Ebrahim Raisi, një ditë pasi që Izraeli paralajmëroi se do të përgjigjet ndaj sulmit të kryer nga Teherani fundjavën e kaluar me fluturake pa pilot dhe predha.

"Deklarojmë kategorikisht se edhe aksioni më i vogël kundër interesave iraniane do të hasë sigurisht në përgjigje serioze, të gjerë dhe të sëmurë për çdo kryerës", i tha Raisi emirit të Katarit, sheikut Tamim bin Hamad al Tani.

Shefi i armatës izraelite Herzi Halevi dje deklaroi se sulmi iranian ndaj Izraelit, si hakmarrje për bombardimin e konsullatës iraniane në Damask më 1 prill, kërkon përgjigje.

Zëvendësministri iranian i Punëve të Jashtme, Ali Bageri Kani deklaroi në televizionin shtetëror mbrëmë vonë se kundërofensiva e Teheranit, pas çdo përgjigjeje izraelite, do të vijë "brenda sekondave, duke qenë se Irani nuk do të presë 12 ditë për të reaguar". mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR