• e enjte, 26 dhjetor 2024

Irani i kërkoi GJNP-së që ta ndalojë agresionin izraelit ndaj Gazës

Irani i kërkoi GJNP-së që ta ndalojë agresionin izraelit  ndaj Gazës

Teheran, 28 nëntor 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë iraniane, Hosein Amir-Abollahiani, i dërgoi një kërkesë Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) për ta ndaluar atë, siç theksoi "agresionin izraelit në Rripin e Gazës".

Ministri iranian i Punëve të Jashtme sot në kanalin e tij Telegram njoftoi se ministri Amir-Abdolahian ka dërguar letra me përmbajtje të tilla të kërkesës drejtuar presidentit dhe kryeprokurorit të GJNP-së, Pjotër Hofmanski dhe Karim Ahmad Kan.

Shefi i diplomacisë iraniane, sipas raporteve, ka kërkuar nga përfaqësuesit e GJNP-së t'i përshpejtojnë seancat "lidhur me krimet e fundit në Rripin e Gazës”, raportojnë agjencitë.

"Bombardimi barbar i Rripit të Gazës dhe pushtimi izraelit i enklavës, në të cilin humbën jetpën më shumë se 14.000 civilë dhe të paktën 32.000 u plagosën, janë shembuj të qartë për krime  lufte”, njoftoi Ministria. 

Ministria iraniane beson se bëhet fjalë për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR