• e shtunë, 23 nëntor 2024

Irani i ftoi ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë për shkak të kritikave për sulmin ndaj Izraelit

Irani i ftoi ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë për shkak të kritikave për sulmin ndaj Izraelit

Teheran, 14 prill 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit sot i ka ftuar ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë për shkak të "qëndrimit të papërgjegjshëm" për sulmet e mbrëmshme ndaj Izaelit.

"Tre diplomatët evropianë janë ftuar në MPJ pas qëndrimeve të papërgjegjshme të disa funksionarëve të atyre vendeve lidhur me përgjigjen e Iranit për veprimet e regjimit cionist kundër qytetarëve dhe interesave të vendit tonë", thuhet në kumtesën e MPJ-së iraniane.

Londra, Parisi dhe Berlini e dënuan sumin iranian ndaj Izraelit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR