Irani gradualisht miraton kalim përmes Ngushticës së Hormuzit për anije të vendeve të caktuara
- Përmes Ngushticës së Hormuzit sot kaluan dhjetë anije, prej të cilave katër iraniane, tregojnë të dhënat e kompanisë franceze për ndjekjen e qarkullimit detar AXSMarine.
- Post By Besnik Shuki
- 15:16, 8 prill, 2026
Teheran, 8 prill 2026 (MIA) - Përmes Ngushticës së Hormuzit sot kaluan dhjetë anije, prej të cilave katër iraniane, tregojnë të dhënat e kompanisë franceze për ndjekjen e qarkullimit detar AXSMarine.
Nga kompania njoftojnë se nuk pritet që komunikacioni sot as përafërsisht të normalizohet, pasi të gjitha anijet duhet të marrin leje nga Irani, ndërsa industria e anijeve edhe më tej është tejet e kujdesshme.
Në kushte të zakonshme, përmes Ngushticës në ditë në dy drejtimet kalojnë mes 50 dhe 100 anije. Për shkak të konfliktit, ky numër ka rënë në vetëm dy deri në shtatë anije në ditë në dy javët e fundit, pasi Irani miratoi kalim anijeve nën flamujt e vendeve të caktuara.
Nga AXSMarine e sqarojnë kronologjinë e dhënies së lejeve, duke deklaruar se Irani fillimisht njoftoi se tranziti do të lejohej vetëm për anijet në pronësi të pesë vendeve - Kinës, Rusisë, Indisë, Irakut dhe Pakistanit.
Pas bisedimeve diplomatike, kalimi u bë i mundur edhe për anijet malajziane dhe tajlandeze, ndërsa më 2 prill, pas negociatave shtesë, Teherani njoftoi se do të lejonte kalimin edhe për anijet nën flamurin e Filipineve. bsh/
Foto: Arkiv