• e enjte, 26 dhjetor 2024

Irani e shtyn dërgiimin e amabasadorit të ri në Suedi në shenjë proteste

Irani e shtyn dërgiimin e amabasadorit të ri në Suedi në shenjë proteste

Teheran, 2 korrik 2023 (MIA) - Irani do të përmbahet nga dërgimi i ambasadorit të ri në Suedi në shenjë të protestës për shkak të djegies së një kopje të Kuranit para një xhamie në Stokholm, deklaroi ministri iranian i Punëve të Jashtme, Hosein Amir Abdollahian. 

"Edhe pse procedurat administrative për emërimin e ambasadorit të ri në Suedi kanë përfunduar, dërgimi i tij është shtyrë për shkak të lejes së dhënë nga autoritetet suedeze për përdhosje të Kuranit të shenjtë", shkroi shefi i diplomacisë së Teheranit në Tuiter. 

Ai nuk precizoi se sa gjatë vendi i tij do të përmbahet nga dërgimi i ambasadorit në Suedi. 

Të mërkurën, jashtë xhamisë qendrore në Stokholm, një burrë kishte grisur dhe kishte djegur një kopje të Kuranit, në ditën e parë të festës së Bajramit të Kurbanit. 

Policia e Suedisë e akuzoi burrin për nxitjen e urrejtjes etnike. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR