• e enjte, 26 dhjetor 2024

Irani e paralajmëroi SHBA-në dhe Izraelin për sulme më të forta në rast të një përgjigjeje ndaj sulmit të mbrëmshëm

Irani e paralajmëroi SHBA-në dhe Izraelin për sulme më të forta në rast të një përgjigjeje ndaj sulmit të mbrëmshëm

Teheran, 14 prill 2024 (MIA) - Autoritetet iraniane i dërguan mesazh Uashingtonit zyrtar nëpërmjet Zvicrës, duke paralajmëruar se bazat amerikane do të jenë objektiv i sulmeve iraniane nëse SHBA-ja e mbështet hakmarrjen izraelite për sulmet ajrore të mbrëmshme ndaj forcave të armatosura iraniane, publikoi sot televizioni shtetëror iranian.

Irani, gjithashtu, e paralajmëroi Izraelin se do të ekspozohet ndaj një sulmi më të madh nëse hakmerret për sulmet e mbrëmshme, shkruan Tajms of Izrael.

"Nëse Izraeli i hakmerret Iranit, përgjigja jonë do të jetë shumë më e fortë se sulmet ajrore të mbrëmshme", deklaroi shefi i Shtabit të përgjithshëm të armatës së Iranit, gjeneral-major Mohamed Bageri.

Ai përsëriti se Teherani e paralalajmëroi Uashingtonin se çfarëdo mbështetje për hakmarrjen izraelite do të rezultonte me sulme ndaj bazave amerikane. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR