• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Irani e mohon përfshirjen në rrëmbimin e anijes në Detin e Kuq

Irani e mohon përfshirjen në rrëmbimin e anijes në Detin e Kuq

Teheran, 20 nëntor 2023 (MIA)- Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Naser Kanani, sot e mohoi përfshirjen e vendit të tij në rrëmbimin e anijes në Detin e Kuq, lajmëruan mediat britanike.

"Shumë herë kemi thënë se ka grupe të rezistencës në rajon, se ata veprojnë në mënyrë të pavarur dhe spontane bazuar në interesat e tyre dhe interesat e popullit të tyre", tha Kanani në një konferencë shtypi, duke shtuar se pretendimet e Izraelit kanë për qëllim ta tërheqin vëmendjen nga "disfata e pakthyeshme" në luftën kundër grupit militant  Hamas.

Anija, e cila ishte rrëmbyer nga huthët e Jemenit, ishte e regjistruar në kompaninë britaneze, derisa gjatë momentit të rrëmbimit është marrë me qira nga një kompani japoneze.

Huthët, ashtu siç thuhet, bashkë me Teheranin kanë lansuar raketa në drejtim të Izraelit në shenjë solidariteti me Hamasin palestinez në Rripin e Gazës, pas kërcënimit se anijet që lundronin nën flamurin e Izraelit do të jenë caku i militantëve të Jemenit.

Izraeli dje e fajësoi Iranin për rrëmbimin e anijes në Detin e Kuq, duke njoftuar se ai ende është akt i terrorizmit iranian që e përfaqëson një hap përpara në agresionin iranian kundër qytetarëve të botës së lirë dhe krijon implikime ndërkombëtare për sigurinë e rrugëve botërore të transportit detar.ss/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR