• e premte, 27 dhjetor 2024

Irani e ekzekuton të burgosurin gjermano-iranianin Sharmad, i akuzuar për terrorizëm

Irani e ekzekuton të burgosurin gjermano-iranianin Sharmad, i akuzuar për terrorizëm

 Teheran, 28 tetor 2024 (MIA) - I burgosuri gjermano-iranian Xhamshid Sharmad është ekzekutuar sot pas akuzave për terrorizëm, bëri të ditur gjyqësori lokal.

 Irani e akuzoi Sharmadin, i cili jetonte në Glendora, Kaliforni,  se e ka planifikuar sulmin në një xhami në vitin 2008, ku humbën jetën 14 dhe u plagosën më shumë se 200 njerëz, si dhe komplotonte për sulme të tjera. 

 Irani, gjithashtu,  e akuzoi Sharmadin se në televizion në vitin 2017  ka "zbuluar informacione të klasifikuara"  në lidhje me vendet e raketave të Gardës Revolucionare të Iranit.

 Familja e tij i kundërshtoi akuzat dhe punoi për vite që ta liruar.

 Sharmad ishte në Dubai në vitin 2020, duke u përpjekur të udhëtonte në Indi për të lidhur një marrëveshje për kompaninë e tij softuerike, ndërsa familja e tij ishte dëgjuar për herë të fundit me të më 28 korrik.

Dy ditë më vonë, Irani tha se kishte kapur Sharmadin në një "operacion të sofistikuar". 

 Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR