• e enjte, 26 dhjetor 2024

Irani dhe Pakistani kërkojnë Këshilli i Sigurimit të OKB-së të ndërmarrë veprime kundër Izraelit

Irani dhe Pakistani kërkojnë Këshilli i Sigurimit të OKB-së të ndërmarrë veprime kundër Izraelit

Islamabad, 24 prill 2024 (MIA) - Irani dhe Pakistani i kanë bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të ndërmarrë veprime kundër Izraelit, për arsye se siç pretendojnë në mënyrë të "paligjshme" i ka sulmuar vendet fqinje dhe objektet diplomatike.

"Duke pranuar se akti i papërgjegjshëm i forcave të regjimit izraelit paraqet një përshkallëzim serioz në një rajon tashmë të paqëndrueshëm, të dyja palët i bënë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të parandalojë aventurizmin e regjimit izraelit në rajonin dhe veprimet e tij të paligjshme për të sulmuar fqinjët", theksohet në deklaratën e përbashkët të Iranit dhe Pakistanit.

Deklarata e përbashkët u dakordua gjatë vizitës tre-ditore të presidentit iranian Ebrahim Raisi në Pakistan në mes të tensioneve të rritura në rajonin e Lindjes së Afërt. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR