• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Irani dhe Azerbajxhani mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake

Irani dhe Azerbajxhani mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake

Teheran, 4 nëntor 2024 (MIA) - Irani dhe Azerbajxhani, dy vende fqinje me marrëdhënie të tensionuara vitet e fundit, sot po zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare në Detin Kaspik, njoftuan mediat shtetërore iraniane.

"Stërvitja e kombinuar e ndihmës dhe shpëtimit në Detin Kaspik" do të përfundojë nesër dhe organizohet nga Marina iraniane, raporton agjencia IRNA. 

Stërvitjet mbahen në Bandar Anzali, qytet i cili gjendet në veriperëndim të Iranit. Dy anije ta marinës së Azerbajxhanit do t'i bashkohen asaj iraniane Dejlaman.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan në janar të vitit 2023 kur një burrë i armatosur hyri në ambasadën e Azerbajxhanit në Teheran, duke vrarë një diplomat dhe plagosi dy roje. 

Si hakmarrje, Baku në prill të vitit 2023 shpalli katër punonjës në ambasadën iraniane në Azerbajxhan persona non grata. 

Një muaj më vonë, Irani dëboi katër diplomatë të Azerbajxhanit. 

Marrëdhëniet mes dy vendeve tradicionalisht janë të tensionuara. 

Azerbajxhani, ish republikë sovjetike është një aleat i ngushtë i Turqisë, rivalit historik të Iranit, por edhe i Izraelit, armikut të përbetuar të Iranit.

Izraeli është furnizuesi kryesor i armëve për Azerbajxhanin.

Analistët konsiderojnë se territori i Azerbajxhanit mund të shfrytëzohet për ofensivë të mundshme izraelite kundër Iranit gjë që Baku e mohon. qa/

Foto: X

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR