Irani bëri të ditur se ka lëshuar "dhjetëra dronë sulmues" drejt Izraelit
- Ushtria iraniane njoftoi se ka lëshuar "dhjetëra dronë sulmues" drejt Izraelit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:26, 28 shkurt, 2026
Teheran, 28 shkurt 2026 (MIA) - Ushtria iraniane njoftoi se ka lëshuar "dhjetëra dronë sulmues" drejt Izraelit.
Në komunikatë, Armata e Republikës Islamike të Iranit thotë se ka kryer "operacionin e parë ofensiv në shkallë të gjerë me dronë kundër objektivave specifike në territoret e pushtuara dhe të gjitha interesave të regjimit sionist".
Dronëve do t’u duhen disa orë për të arritur në Izrael, dhe në sulme të ngjashme në të kaluarën, shumica dërrmuese u kapën nga aeroplanë luftarakë përpara se të arrinin në kufijtë e Izraelit.
Foto: Arkivi i MIA-s