• e diel, 06 tetor 2024

Iran: SHBA-ja do të pësojë goditje të rëndë nëse nuk e ndërpret luftën në Rripin e Gazës

Iran: SHBA-ja do të pësojë goditje të rëndë nëse nuk e ndërpret luftën në Rripin e Gazës

Teheran, 5 nëntor 2023 (MIA) - Ministri iranian i Mbrojtjes, Mohamad Reza Ashtiani, ka deklaruar SHBA-ja do t'i ndjejnë pasojat nëse nuk siguron armëpushim në Rripin e Gazës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ndalojnë menjëherë luftën në Gaza dhe të zbatojnë armëpushimin, përndryshe do të pësojnë një goditje të rëndë”, theksoi Ashtiani.

Irani, i cili mbështet Hamasin dhe organizatat e tjera militante në rajon, duke përfshirë Hezbollahun dhe Xhihadin islamik palestinez, ka thënë më parë se SHBA-ja është "ushtarakisht e përfshirë" në luftën në Rripin e Gazës. mb/

Foto: Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR